Thursday, December 26, 2013

Komisioni për persona të zhdukur do të vizitojë Rashkën

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Shoqatave Familjare të Personave të Zhdukur dhe Departamentit të Mjekësisë Ligjore, do të vizitojnë lokacionin e varrezës masive në fshatin Rudnicë- Komuna e Rashkës.

Vizita do të realizohet të shtunën, me datë 28 dhjetor 2013, në Rudnicë, rreth orës 11:00, nën organizimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, si ndërmjetësues i Grupit Punues për Persona të Zhdukur, në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Në njoftim për media bëhet e ditur se nisja e përfaqësuesve të familjeve të personave të zhdukur dhe përfaqësuesve të institucioneve që do të jenë të pranishëm në këtë vizitë, bëhet të shtunën, 28.12.2013, në ora 07:30, nga parkingu i Ndërtesës së Qeverisë (sheshi Nënë Tereza, Prishtinë).
Pikëkalimi kufitar përmes të cilit do të kalojnë përfaqësuesit e familjeve dhe institucioneve, që do të jenë të pranishëm në këtë vizitë, do të jetë Pikë-Kalimi Kufitar Porta 3, në Merdare, rreth orës 08:00.
Kalimi i kufirit bëhet me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

0 comments:

Post a Comment