Friday, December 27, 2013

Isa Mustafa mbetet kryetar i LDK-së, reformimi vazhdon

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka vijuar analizën e nisur të rezultatit të zgjedhjeve, ka diskutuar për çështjen e punës së mëtejme në terren dhe, po ashtu, ka debatuar për procesin e reformës zgjedhore.

Kryesia edhe një herë e ka vlerësuar rezultatin e zgjedhjeve si rezultat të fitores së LDK-së, rezultat i cili e ka kthyer LDK-në si parti të parë në Republikën e Kosovës, thuhet në kumtesën e LDK-së.
Kryesia është pajtuar që së bashku me strukturat e degëve në javët në vijim të punojë edhe më shumë në terren, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat janë përpara.
Kryesia ka debatuar edhe për procesin e reformës zgjedhore dhe ka konkluduar se procesi duhet të vijojë po u hapur çështjet që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“LDK-ja do të angazhohet fuqimisht për reforma, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë proces, por e sheh të panevojshme dhe të padobishme hapjen e çështjeve kushtetuese. Kryesia i ka dhënë mbështetje të plotë Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që të vijojë punën për reformimin e mëtejmë të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme”, thuhet në komunikatë.

0 comments:

Post a Comment