Friday, December 27, 2013

Mandatet, veç edhe një herë!?

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Jagxhillar, ka thënë se minoritetet të paktën edhe për një mandat duhet t'i kenë ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

"Kërkesa jonë është që ulëset të jenë të rezervuara edhe për dy mandate, por mendojmë se duhet të vazhdohet edhe për një mandat, për faktin se mandati i parë nuk ka qenë i plot", ka thënë Jagxhillar.
Ai ka vlerësuar se një kërkesë e tillë nuk është e tepërt, pasi vazhdimi i ulëseve të rezervuara do të jetë në të mirë të shtetit të Kosovës.
"Mendojmë se me përfshirjen sa më të madhe të deputetëve të minoriteteve do të bëhet integrimi dhe përfaqësimi i të gjithëve komuniteteve në Kuvendin e Kosovës", ka thënë ai.

0 comments:

Post a Comment