Thursday, December 26, 2013

Kuvendi sot shqyrton Buxhetin / shitjen e PTK-së

 (E plotësuar) Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca plenare, në të cilën pritet të shqyrtohet buxheti, si dhe shitja e PTK-së.
-----
Në Kuvendin e Kosovës sot shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014.
Në kuadër të këtij projektligji, është futur edhe amandamenti për shitjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të dyja parti politike në opozitë, e konsiderojnë të jashtëligjshme shitjen e aksioneve të PTK-së në formën se si është vepruar.
Shitja e aksioneve të PTK-së nuk ka marrë mbështetjen e Kuvendit për shkak të kundërshtimeve të opozitës.
Gjatë procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së, ishte zgjedhur konsorciumi "Axos capital" si ofertuesi më i mirë me ofertën prej 277 milionë euro.
Nënshkrimi i kontratës me këtë kompani ishte shtyrë dy herë, derisa afati i ardhshëm është caktuar për 26 dhjetor.
Nëse Kuvendi e miraton këtë pikë të enjten, gjatë ditës mund të pritet që qeveria të shpallë edhe procedurën e nënshkrimit me kompaninë fituese./rel/

0 comments:

Post a Comment