Friday, June 14, 2013

Publikohet pjesa e dytë e klipit “Shine Ya Light”

Është publikuar pjesa e dytë e videoklipit “Shine Ya Light”, që interpretohet nga Rita Ora dhe që është xhiruar një vit më parë në Prishtinë. 


Pjesa e dytë e videoklipit shfaq imazhe tjera të Prishtinës, me këngëtaren që performon një prej hiteve të saj të mëdha.
Për më shumë vlerësojeni videoklipin pasi ta keni shikuar dhe nëse ai është më i mirë se sa versioni i parë i videokllipit i cili bëri xhiron e gjithë botës dhe i dha imazh fantastik vendit tonë.
Rita Ora ishte në Prishtinë shtatorin e vitit 2012 për të xhiruar videoklipin “Shine Ya Light”. Ajo qëndroi në vendin tonë disa ditë, duke mbajtur edhe një koncert të shkurtër në një prej klubeve të kryeqytetit.
Ajo konsiderohet ambasadore e Republikës së Kosovës. -->

0 comments:

Post a Comment