Saturday, June 15, 2013

Nga Londra në Ferizaj, për një natë të paharruar hip hopi

Sonte mbrëma Diamonds Club do të jetë nikoqir i dyshes seksi nga Londra, Miss Deejay Vibe Honeyz, që do të përkujdesen për atmosferën në një natë dedikuar hip hopit. 


Dyshja londineze zbarkon në Ferizaj në klubin më atraktiv të natës, Diamonds, për të performuar setin e tyre të jashtëzakonshëm të hiteve të hip hopit në performanca që kanë lënë të mahnitur mbarë Evropën.
Dj Vibe Honeyz do të jenë të përkrahura nga deejayt resident, Dj Liburn, Dj Lummy dhe Dj Chamo.
Artistet britanike në Kosovë i ka sjellë kompania e mirënjohur, NextLevel. -->

0 comments:

Post a Comment