Thursday, June 13, 2013

Live: Protestuesit këmbëngulës, Erdogani lëshon pe? (Video)

Edhe pse këtë mëngjes gjëmoi se "durimit tonë i erdhi fundi" dhe se demonstruesit duhet menjëherë të largohen Gezi Parku dhe Sheshi Taksim, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan megjithatë e ndërroi "diskun e gramafonit" dhe tash kërkon një takim me demonstruesit.


Associated Press transmeton raportet e agjencisë shtetërore turke sipas së cilës Erdogani ka në plan të pranojë tetë artistë dhe dy anëtarë të “Solidaritetit të Taksimit”, që janë ndër organizatorët kryesorë të protestave në Turqi. Nëse ndodhë takimi, kjo do të jetë hera e parë që mes kryeministrit dhe demonstruesve do të ketë dialog të drejtpërdrejtë.
Edhe në këto çaste në Gezi Park ka protestues. Aty vërehet prezencë e shtuar e policëve, që kanë rreshtuar në disa pozicione edhe topat e ujit. Por, deri tash nuk ka asnjë konflikt të dhunshëm.
Shikojeni videon e postuar më poshtë për të parë situatën në këto çaste në Sheshin Taksim.
-->

0 comments:

Post a Comment