Saturday, June 15, 2013

I propozoi fejesë me unazën të vendosur mbi hamburger

Në rrjetet sociale, njëri nga propozimet më të këqija është shpallur ai në të cilin djali e ka vendosur unazën në hamburger


Një fotografi e publikuar në Facebook shfaq unazën e diamantit të ngulitur mbi hamburger, ndërsa përkundër mënyrës jo të pëlqyeshme të propozimit, propozuesi i quajtur Dennis ka arritur të nxjerrë një ‘po’ nga partnerja e tij.
“I thashë po!”, ka shkruar tashmë e fejuara e tij, Anna, krahas fotografisë.
Dennis u përpoq të mendonte një mënyrë origjinale të propozimit, por ai doli zhgënjyes në bazë të komenteve nëpër rrjetet sociale.
Sido që të jetë, më e rëndësishmja është se ky veprim i ka pëlqyer personit të tij më të dashur. -->

0 comments:

Post a Comment