Sunday, June 9, 2013

Muzikantja gjuan me vezë Simon Cowellin (Video)

Finalistja e edicionit të kaluar të “Britain’s Got Talent”, Natalie Holt, i ka gjuajtur me vezë anëtarët e jurisë së këtij spektakli.


Të shtunën mbrëma, ajo ishte përcjellëse e këngëtarëve Richard dhe Adam në këtë shou televiziv, por në një moment nxori disa vezë dhe gjuajti në drejtim të anëtarëve të jurisë.
Shënjestra e saj ishte Simon Cowell, të cilit dëshironte t’i hakmerrej që e eliminoi nga ky spektakël talentesh.
“Dua t’u kërkoj falje Richardit dhe Adamit që ua zbeha performancën. Asnjëherë më parë nuk kam bërë diçka të tillë dhe më duhet të pranoj se ka qenë krejtësisht e pakuptimtë nga ana time”, thuhet në një komunikatë të 30-vjeçares, e cila është nominuar për BAFTA dhe ka performuar në Lojërat Olimpike në Londër. -->

0 comments:

Post a Comment