Saturday, May 4, 2013

Nora kopjon apo urren Dafinën?

Këngëtaret më seksi shqiptare

Pa diskutim që janë dy nga këngëtaret më seksi shqiptare, vajzat të cilat kohët e fundit duket sikur kanë hyrë në një rivalitet të madh me njëra-tjetrën. E po kjo është mbijetesa dhe lufta për një fokusim më të madh në treg. Nora Istrefi është këngëtarja që kohët e fundit ka bërë më shumë bashkëpunime dhe ka qenë më shumë në syrin e mediave, sidomos në Kosovë, ndërsa Dafina Zeqiri i është larguar paksa jashtë syrit mediatik,transmeton bs. Por sipas disa zërave në estradënkosovare, është Nora ajo që duket se do medoemos t’ia marrë famën Dafinës për këtë vit, madje duke përdorur edhe programe televizive në favor të saj. Vajzat, stilistët edhe parukierët i kanë të ndryshëm, gjë që ndikon shumë edhe në atë urrejtjen e vogël që mund të ketë lindur mes njëra-tjetrës. Por duket sikur Nora ka vendosur ta ndjekë hap pas hapi edhe pak a shumë me stilin e ndryshimeve të vazhdueshme që bën, sidomos me flokët e saj, Dafina. E kjo na bën ende më shumë të mendojmë nëse Nora më tepër po kopjon apo po e urren Dafinën

0 comments:

Post a Comment