Tuesday, April 30, 2013

Borussia në finalen e Champions (FOTO-VIDEO)

Borussia Dortmundi tashmë është konfirmuar si finalisti i parë i këtij sezoni në Ligën e Kampionëve pasi arriti të eliminojë Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Në përballjen e parë e zhvilluar në Gjermani në Signal Iduna Park Borussia Dortmund fitoi me rezultat 4-1 ndërsa sonte në Santiago Bernabeu Reali fitoi me 2-0, rezultat ky i pamjaftueshëm për t'u kualifikuar.

Sulmuesit e ekipit gjerman edhe sonte u treguan të rrezikshëm, të shpejtë dhe bashkëpunues, ndërkohë që mbrojtja me lojtarë shtatgjatë ia doli që deri në minutën 83 të stopojë me kohë sulmuesit madrilen.

Pos minutave të fillimit të ndeshjes kur Reali u vërsul fuqishëm në drejtim të portës së gjermanëve, në vazhdim të pjesës së parë lojtarët e Borussias arritën ta balancojnë lojën, të baraspeshojnë forcat, madje në disa raste jo të pakta ka rrezikuar seriozisht portën e Realit.

Deri në minutën 83 të pjesës së dytë kur Mesut Ozil shënoi golin e avantazhit për Realin, nuk u vërejtën shumë as ndërrimet e bëra nga Mourinho në pjesën e dytë. Pas minutës së 83, gjithçka ndryshoi në favor të Realit. Futja e Kakas dhe Benzemas për të ringjallur lojën e Realit nisi të jap rezultate. Reali u bë shumë i rrezikshëm. Filloi të sulmoi furishëm dhe nuk vonoi erdhi goli i dytë. Ramos shënoi për 2:0 për Mbretërit, të cilëve tashmë iu shtuan ambiciet. Por dy gola nuk mjaftuan përmbysjen e rezultatit të arritur në Dortmund. Borussia është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve.

西班牙再 footyroom.com by footyroom

0 comments:

Post a Comment