Sunday, April 28, 2013

Sa është rroga e Mark Zuckerberg?

Thelemuesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg tashmë dihet që është njëri ndër njerëzit më të pasur në botë falë aksioneve në Facebook.

Por kur të lexoni për rrogën e tij, do të habiteni.

Në një letër dërguar institucionit financiar SEC me datë 1 janar, Zuckerberg njofton këtë institucion se rroga totale e tij për vitin 2013 do të jetë 1 dollarë.

Vitin e kaluar, kompania Facebook i pati bërë Zuckerbergut një pagesë në vlerë 2 milion dollarë por pjesa më e madhe e kësaj pagese përbëhej nga fitimet e shitjes së aksioneve.

Rroga prej "1 dollari" ka qenë modë ehde disa vite më parë kur Steve Jobs i kishte vënë vetes një rrogë të tillë. Të njëjtën gjë patën bërë edhe themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin.

0 comments:

Post a Comment