Sunday, April 28, 2013

Bukuroshja më e kërkuar në botë

Portorikasja Joan Smalls, gjendet në majën e listës së sivjetme për manekinet më të kërkuara në botë, e përpiluar nga ueb-faqja “Models.com”.
Kjo nënkupton se Joan, përveç asaj që është njëra prej engjëllusheve të shtëpisë së njohur të modës “Victoria’s Secret”, me elan të plotë bën edhe revy dhe fushata të ndryshme të modës edhe për kompani të tjera, ndërsa nuk ka pushim edhe për faktin se ajo është e pranishme që çdo javë të modës ku prezantohen koleksione të ndryshme.
Kjo bukuroshe është 25-vjeçe, ndërsa në industrinë e modës nuk është më shumë se katër vite, ndërsa tashmë është njëra nga bukuroshet më të preferuara që nga kreatorja Stella McCartney, e deri te shtëpia e modës “Versace”.
Është interesant se Jona ka lindur në një fshat në Portoriko dhe atë në një fermë, ndërsa që nga fëmijëria ka dashur të merret me modelim, edhe pse prindërit e saj me qasje tradicionale, nuk e pëlqen aspak idenë e saj.
Dhe kur i kishte mbushur 16 vite, ajo kishte nënshkruar një ‘kontratë’ me babain e saj, ku ky i fundit do të financonte udhëtimin për në Nju Jork kur do të merrte pjesë në një audicion mode, ndërsa ajo ishte e obliguar që të regjistrohej dhe të përfundonte fakultetin.
Dhe ashtu kishte vepruar, pasi zeshkania atraktive kishte arritur të përfundoj fakultetin në degën e psikologjisë, ndërsa në të njëjtën kohë ka arritur të bëjë bujë në industrinë e modës.
Ajo tashmë ka punuar për shtëpitë e modës si “H&M”, Gucci, Lacoste, Gap, Givenchy, Roberto Cavalli, Giambattista Valli, Chanel, Fendi, Calvin Klein Jeans, David Yurman, Mercedes-Benz, Barneys New York, Ports 1961, Ralph Lauren, Rag & Bone, Versace, Prabal Gurung “Ester Loder”, etj.
Me paratë e saj të para, ajo i kishte blerë babait të saj një veturë, mamasë një kuzhinë të re, ndërsa momentalisht është aktive në një organizatë humanitare, e cila ndihmon fëmijët me nevoja të posaçme.
Dhe përderisa shumë manekine aktuale njihen për gjinjtë apo ndonjë veti interesante të fytyrës, Joan është e përkryer, sepse nuk duket diçka e posaçme, por e thjeshtë dhe e bukur.

0 comments:

Post a Comment