Tuesday, April 30, 2013

Pas 44 vitesh, në Vietnam gjendet ushtari amerikan (Video)

John Hartli Robertson, është një nga 60.000 emrat e gravuar në Përmendoren e Veteranëve të Vietnamit, në Washington, të cilën bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij shumë herë e kanë vizituar. Por, çka nëse Robertson nuk është vrarë në misionin e fshehtë special në Laos më 1968, siç theksohet në dokumentacionin zyrtar ushtarak, por të jetë sot e kësaj dite gjallë dhe shëndosh e mirë.    

 ëtë pyetje shqetësuese e shtron filmi i ri dokumentar “Unclaimed” (ushtari të cilin nuk e kërkuan), sipas të cilit ish përfaqësuesi i “Beretave të gjelbra”, në Jug të Vietnamit sot ka 76 vjet, dhe nuk mund të kujtojë ditëlindjen e tij, nuk i kujtohen as emrat e fëmijëve të tij dhe tashmë e ka harruar gjuhën angleze.
Autorët e filmit thonë se njeriu thatanik shumë lehtë mund të jetë pengu i humbur i luftës, që kurrë nuk u kthye në shtëpi
“Rreshteri Robertson” i ka rrëfyer regjisorit Michael Jorgensen se ishte marrë peng kur gjatë një beteje helikopterin e tij e kishte kapluar zjarri dhe ishte rrëzuar në majën e një bjeshke në Laos. Luftëtarët e Vietnamit Verior menjëherë e kishin zënë peng.
“Më mbyllën në një kafaz, thellë në male. Jam alivanosur disa herë dhe sërish jam zgjuar, sepse më kanë keqtrajtuar dhe më kanë lodhur duke më lënë të uritur. Ushtari vietnamez i veriut më ka rrahur me shkop në kokë, duke klithur: ‘Amerikan’. Pastaj më kanë rrahur edhe më shumë, mendoja se do të vdes. Nuk kam nxjerr asnjë fjalë, edhe pse më kanë rrahur dhe më kanë munduar”, thotë ai.
Robertson thotë se katër vjet më vonë ia ka dalë të ik, duke u fshehur në male, kurse në një fushë e kishte gjetur një grua e cila e kishte kuruar dhe me të cilën martohet. Kishte “huazuar” mbiemrin dhe datëlindjen e bashkëshortit të saj të ndjerë dhe regjistrohet si francez vietnamez Dan Tan Ngok.
Qifti bashkëshortor fiton edhe fëmijë, por nuk ka ndonjë dëshmi se Robertson kishte provuar të vendoste kontakt me gruan dhe fëmijët e tij në SHBA. Përkundër deklarimeve jo logjike, të cilat çojnë në konkludim se kidnapuesit e tij i kishin shkaktuar lëndime të rënda të trurit, ose në rastin me të rëndë, se ai topitur plotësisht emocionalisht, shumëkush beson se bëhet fjalë për Robertsonin
A ka edhe John Hartli Robertson t tjerë në Vietnam?
Filmi dokumentar është xhiruar me iniciativën e Tom Fauns, veteran i luftës së Vietnamit, i cili dëshiron të dëshmojë se njeriu, për të cilin kishte dëgjuar për herë të parë gjatë kohës së misionit humanitar në vitin 2008, vërtetë është ish bashkëluftëtari i tij.
Tom ka shkuar ta shohë Robertsonin, por kishte mjaft dyshime, e kishte marrë në pyetje me qëllim që të provonte ta detyrojë të thoshte se gjithçka kishte trilluar, por ai me këmbëngulje kishte përsëritur se është ai njeri (Robertson), tregon regjisori i filmit për “Toronto star".
Duke punuar në realizimin e filmit, Jorgenson ka zbuluar raportet nga viti 1982 lidhur me atë se Robertson kishte mbijetuar, gjë që e kishte shtyrë që të mendonte se pse ai kurrë nuk kishte vendosur kontakt me familjen në mënyrë që të vërtetohej se është vetë ai.
“Pse amerikanët e lanë atje për tërë ato vite? A ka edhe John Hartli Robertson t tjerë në Vietnam?”, pyet Jorgensen unë intervistat për “Gloub” i “Daily mail”.
Më pastaj vetë përgjigjet duke thënë se “një burim zyrtar i lartë i ka thënë se ka të tillë dhe atë jo pse vietnamezët nuk duan t’i lirojnë, por për shkak se autoritetet ushtarake amerikane nuk duan që ata të kthehen në shtëpi”.
Kur e shikova në sy, nuk kisha dyshim se ishte vëllai im


Robertson me pjesëtarët e njësitit ushtarak në vitin 1968
Fauns dhe Jorgensen kanë zbuluar se në vitin 2012 Robertsonit i ishin marrë shenjat e gishtërinjve në Ambasadën amerikane. Fauns-it i ishte thënë se nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme që do të vërtetonin se bëhej fjalë për John Hartli Robertsonin.
Në vazhdim të filmit paraqitet takimi emocional i Robertsonit ,e ushtarin të cilin e kishte stërvitur në vitin 1960, i cili thotë se kishte njohur menjëherë. Në pamjen tjetër takohet e 80 vjeçaren Jeanne Robertson Holy, në shtëpinë e saj në Kanada – motrën e vetme të gjallë të rreshterit Robertson.
Jeanne thotë se nuk ka asnjë dyshim se ai është vëllai i saj
“Kur e mora dorën e tij në dorën time dhe e shikova në sy, nuk kisha dyshime së ai është vëllai im”, tha ajo.
Megjithatë të vërtetën do ta tregojnë rezultatet e analizës ADN të vëllait dhe motrës, por Jeanne thotë se ajo qysh tash e di se ai është vëllai i saj. /


0 comments:

Post a Comment