Wednesday, May 1, 2013

Lansohet platforma Solaborate - rrjeti i parë social dedikuar profesionistëve të teknologjisë

Të marten u lansua në verzionin beta platforma Solaborate që iu mundëson profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë të lidhen, bashkëpunojnë dhe të krijojnë një ekosistem përreth produkteve dhe shërbime

 olaborate u lansua sot (e marte) në Los Angeles në Kaliforni (ShBA). Menaxhmenti i Solaborate, që është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK), njoftoi se deri tani nga investitorë engjëll dhe investitorë të tjerë, ka arritur që të mbledhë kapital fillestar në një vlerë prej mbi 1 milion dollarë amerikanë.
Solaborate është një rrjet social që iu mundëson profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë të lidhen, bashkëpunojnë dhe të krijojnë një ekosistem përreth produkteve dhe shërbimeve.
Lansimi i verzionit beta të Solaborate iu ofron profesionistëve të teknologjisë një vend qendror me mjetet dhe shërbimet e duhura për bashkëpunim në kohë reale –mes punëtorëve të një kompanie, por edhe mes punëtorëve të kompanive të jashtme – gjë që i zgjidhë problemet biznesore.







Profesionistët e teknologjisë tashmë mund të bëjnë pyetje, ndajnë dokumente, prezantime, të komunikojnë përmes Chat-it, të mbajnë video-konferenca, dhe të ofrojnë praktikat më të mira, të gjitha këto mundësohen brenda kësaj platforme.
Solaborate ju mundëson përdoruesve që të komunikojnë në çdo çast mes vete, që të njihen dhe të përcjellin profesionistë dhe kompani të tjera të teknologjisë, produktet dhe shërbimet e tyre. Përdoruesit e Solaborate mund të kenë qasje në njohuri, të kërkojnë dhe aplikojnë për mundësi punësimi, të ofrojnë komente, të shikojnë demo-verzione, dhe shumë gjëra të tjera.
E ndërtuar në Microsoft Windows Azure cloud computing, HTML5, WebSockets protokolin WebRTC për komunikim në kohë reale, Solaborate është një platformë e lehtë për tu përdorur e bazuar në një interface të bazuar në ueb që poashtu integrohet me kanalet ekzistuese të mediave sociale si LinkedIn, Facebook, Google+ dhe Twitter.
Karakteristikat kyçe të Solaborate përfshijnë:
• Video-chatin një-me-një dhe biseda grupore me klientë, ekspertë dhe përfaqësues të produkteve gjithnjë pa patur nevojë për shkarkim të softuerit ose plug-init të bazuar në WebRTC
• Shikimin, krijimin dhe demonstrimin e verzioneve demo të produkteve dhe shërbimeve
• Bashkangjitjen ose krijimin e grupeve përdoruese, ku përdoruesit mund të ndajnë përmbajte dhe të marrin pjesë në diskutime.






“Ka shumë vende në internet ku ju mund të ndani informata ose të rrjetëzoheni me të tjerë, por ju nuk mund të bashkëpunoni në real-time”, thotë Labinot Bytyqi themelues dhe CEO i Solaborate. Bytyqi poashtu tha se “duke inkorporuar më të mirat nga mediat sociale, si dhe duke i sjellë ato një hap më tej Solaborate e bën më të lehtë ndarjen e informatave të rëndësishme nga platforma qendrore tek pjesëmarrësit, kolegët, shitësit dhe klientët. Ne jemi duke ndërtuar një komunitet rreth produkteve dhe shërbimeve brenda një vendi të dedikuar për profesionistët e teknologjisë”.
Për më shumë informata ju lutem vizitoni www.solaborate.com ose klikoni për të parë demo-verzionin e platformës Solaborate
Solaborate është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK) që nga janari 2013. Inkubatori i ICK-së i ka 17 ekipe me 55 pjestarë.
Athene Prosjektledelse nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

0 comments:

Post a Comment