Sunday, June 2, 2013

Vera e vërtetë arrin në fillim të korrikut

Sipas parashikimeve të meteorologëve të rajonit, në qershor na pret një mot jo stabil, që do të karakterizohet me ditë të shumta me shi. 

Sipas pritjeve të meteorologëve, temperaturat maksimale gjatë këtij muaji nuk do të kalojnë 27 gradë Celsius, ndonëse do të ketë mjaft ditë edhe me temperaturë maksimale 18 gradë. Kohë më e nxehtë dhe e vërtetë verore pritet të arrijë me fillimin e muajit korrik, kur kushtet e motit do të stabilizohen.
Korriku do të jetë muaj tipik veror me temperatura mbi mesataren disavjeçare dhe me periudha relativisht të gjata të thatësisë. Mot i ngjashëm pritet të marrë deri nga mesi i muajit gusht, derisa dekada e fundit do të jetë më e ftohtë dhe me më shumë të reshura shiu.
Por, mos iu besoni shumë meteorologëve, veçmas kur flasin për prognoza afatgjate të motit. Ata edhe vet thonë se këto janë parashikime, andaj ato duhet marrë me rezervë.

-->

0 comments:

Post a Comment