Friday, June 7, 2013

Sidoqoftë, krenohemi me ju! (VIDEO)

Shqipëria nuk ka arritur ta ruaj avantazhin prej 1-0 deri në fund të takimit, duke u detyruar të kënaqet me barazimin 1-1 në Qemal Stafa.

Mijëra tifozë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ishin në Qemal Stafa për të mbështetur Kombëtaren kuqezi.

Momenti kulminant para fillimit të takimit ishte momenti i këndimit të himni kombëtar shqiptar. Kastriot Tushën në prapavijë e shoqëroi i gjithë stadiumi, ndërsa u shpalos flamuri i madh kombëtar në tribunën qëndrore.

Në një lojë mjaft dinamike, Kombëtarja shqiptare ka dominuar takimin dhe në minutën e 41-të të ndeshjes mbrojtësi nga Kosova Valdet Rama depërtoi në thellësi të zonës së Norvegjisë nga krahu i djathtë dhe e mposhti portierin e Norvegjisë. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Loja e bukur e Shqipërisë vazhdoi edhe neë pjesën e dytë ndërsa përfaqësuesit tanë nuk arritën të konretizojnë disa raste të sigurta.

Vetëm tre minuta para prëfundimit të kohës së rregullt, Ruud harkoi drejt Tom Hoglin, i cili realizoi për 1-1, gol që i ul Kombëtares tonë shanset për Brazil 2014.

Me këtë barazim Shqipëria ka 10 pikë në vendin dytë, një pikë më shumë se Islanda në vendin e tretë, që po e zhvillon takimin ndaj Sllovenisë. /albeu.com/

Formacioni i Shqipërisë (4-2-3-1):
Etrit Berisha, Agolli, Mavraj, Admir Teli, Armend Dallkku, Migjen Basha, Bulku, Vila, Salihi, Rama, Cani.

Rezervat: Arapi, Berisha, Bodani, Gjasula, Hysaj, Kace, Lilaj, Llullaku, Osmani, Shehi, Ujkani, Vajushi.

Formacioni i Norvegjisë (4-3-3):
Jarstein, Hogli, Reginiussen, Hangeland, Ruud, Henriksen, Nordtveit, Henriksen, Yttergard, Breaten, Elyounoussi, King.

Rezervat: Berisha, Gashi, Grindheim, Grytebust, Hansen, Huseklepp, Kristiansen, Madsen, Sjelbred, Soderlund, Vilsvik, Waehler.

-->

0 comments:

Post a Comment