Sunday, June 2, 2013

Rehabilitimi i tmerrshëm në Afganistan (Foto)

Kur të shihni fotografitë e njerëzve të lidhur me zinxhir, që mbijetojnë me nga një copë bukë dhe ujë pranë vetes, do të mendoni se bëhet fjalë për të burgosur që janë të dënuar për ndonjë krim të rëndë. Mirëpo, këta nuk janë kriminelë, por janë shembull i rehabilitimit në mënyrën afganistanase. 



Kështu në Afganistan lirohen nga demoni
Burrat që lëngojnë në kushte të tilla të mjerueshme faktikisht janë aty me qëllim që të “shërohen” nga sëmundjet mentale, varësia nga droga, apo edhe si të dyshuar se janë të obsesionuar nga fuqi keqbërëse.


Gjatë periudhës së rehabilitimit jetojnë duke u ushqyer me bukë, ujë dhe biber
Ekziston bindja se qëndrimi 40 ditor në faltoren Mia Ali Baba në Jalalabad, ku janë të lidhur me zinxhir dhe jetojnë ve# me bukë e ujë, do t’iu ndihmojë që të lirohen nga demonët e tyre.

Rreth 60 për qind e afganistanasve vuajnë nga çrregullimet psikike
Shumë afganistanas janë aq të varfër sa që nuk kanë mundësi as për shërbimet më elementare mjekësore, prandaj familjet e dëshpëruara kërkojnë shpëtim në vendet siç është ky altar 300 vjet i vjetër, me shpresë se në këtë mënyrë do t’u ndihmojnë më të dashurve të tyre që të shërohen.

Çdo lloj bisede në këtë qendër është e ndaluar
Sipas vlerësimeve të Qeverisë, rreth 60 për qind e afganistanasve vuajnë nga çrregullimet psikike, por shumica prej tyre nuk kanë mjete për mjekim.

Nabiulah Safi (23), i varur nga narkotikët, në qelinë e tij 
Meshkujt e mbyllur në kthina të vogla dhe pa dritare vetëm mund të pastrojnë duart dhe fytyrën. Biseda është rreptësisht e ndaluar, kurse guxojnë të dalin nga qelia vetëm për të kryer lutjet dhe për të shfrytëzuar banjon, edhe këtë vetëm atëherë kur rojet do të kenë vlerësuar se gjendja e tyre është përmirësuar.

Rojet e faltores respektojnë traditat e Ali Babës
Rojet e faltores thonë se vetëm respektojnë traditën të cilën e ka vendosur Ali Baba, një personazh historik sipas të cilit faltorja ka marrë emrin. Mendohet se Ali Baba ka ruajtur të sëmurët mentalë atëherë kur të gjithë i kishin braktisur. Një rojtar thotë se ka parë qindra njerëz që kanë pranuar se në këtë faltore janë shëruar. -->

0 comments:

Post a Comment