Saturday, June 8, 2013

Parlamenti ukrainas sërish arenë grushtesh (Video)

Dhe njëherë Parlamenti i Ukrainës është kthyer në një arenë dhune nga ana e deputetëve të pozitës dhe opozitës.


Kjo e fundit ka arritur të zërë podiumin duke kundërshtuar mungesën e presidentit, Viktor Yanukovic.
Të shara, grushte dhe kaos. Kjo është dhe njëherë më shumë pamja që vjen nga parlamenti në Ukrainë.
Deputetët ukrainas kanë degjeneruar në dhunë fizike duke i dhënë rrugë një sherri masiv mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Në përleshje u përfshin me dhjetëra deputetë.
Presidenti i vendit Yanukovic, i drejtoi mesazhin e tij të përvitshëm popullit, por nuk u paraqit në sallën e parlamentit për ta lexuar atë.
Në shenjë proteste deputetët e opozitës kanë zënë podiumin e parlamentit duke shkaktuar dhe reagimin e përfaqësuesve të pozitës. -->

0 comments:

Post a Comment