Tuesday, June 4, 2013

Çitaku: ‘Morali i hoxhë Irfanit turp! (Video)

Në mbrojtje të barazisë gjinore

Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku është vënë në mbrojtje të barazisë gjinore, pasi ka parë një video ku një hoxhë flet me gjuhë seksiste për gratë dhe vajzat në Kosovë.
Ajo ka shkruar në Facebook, duke i rikujtuar Irfan Salihu se gjuha e tij është denigruese dhe fyese.
“Posa e pashë një video ku një i ashtuquajtur hoxhë përdorte fjalët më të ulta për femrën! E pyes, a ka nënë? A ka motër? A ka grua? A ka vajzë? Gjinia është konstrukt shoqëror, e njerëzit burra e gra janë njerëz! Vlerat, virtytet nuk janë gjinore, po njerëzore!”, ka shkruar ajo.
Ky hoxhë është një prej hoxhallarëve më të famshëm dhe të klikuar në rrjetet sociale për shkak të fjalimeve të tij mbi moralin shoqëror të vajzave dhe grave. Ai nuk është parë t’i gjykojë burrat për sjelljet e tyre agresive me gratë, dhunën në familje ose vrasjet e grave.
Në një postim të dytë Çitaku ka thënë “Morali I hoxhe Irfanit!!! Turp! Skandal!”

-->

0 comments:

Post a Comment