Thursday, June 6, 2013

Të brendshme, dhuratë për ditëlindje

Brad Pitt raportohet se i ka blerë të fejuarës së tij, Angelina Jolie, të brendshme në vlerën tre mijë funte si dhuratë për ditëlindjen e saj.


Aktorja e filmit “Salt”, e cila së fundi iu nënshtrua heqjes së të dy gjinjve për të ulur gjasat e prekjes me kancerin e gjirit, të martën (4 qershor) festoi ditëlindjen e 38-të dhe mes tjerash ka marrë një dhuratë të veçantë nga i fejuari i saj, një komplet të brendshmesh të markës Agent Provocateur si dhe një linjë të plotë të gardërobës së saj.
“Që kur Angie është rikuperuar nga ndërhyrja, ajo dhe Brad më shumë kanë vepruar si një çift i tinejxherëve të dashuruar. Ata nuk mund t’i heqin duart nga njëri-tjetri. Ishte ditëlindja e saj të martën dhe përveç të brendshmeve, Brad ka angazhuar disenjatorin e modës Hedi Slimane ta furnizojë atë me një komplet krejtësisht të ri të veshjeve”.
“Angelina ishte shumë e prekur nga dhuratat e Brad sa shpërtheu n-ë lot. Ajo mezi pret të martohet me të këtë verë”, ka thënë burimi për The Sun. -->

0 comments:

Post a Comment