Tuesday, May 7, 2013

Të shtënat me armë ndërpresin xhirimin e klipit të J.Lo

                                                       Jennifer Lopez, Foto: PCN/Splash


Jennifer Lopez do ta mbajë mend xhirimin e videoklipit të këngës “Live It Up”, jo vetëm për gjërat pozitive.
Diva latine e ka xhiruar në Fort Lauderdale Beach të Floridës, ndërsa gjatë kohës që po jepte një intervistë për Entertainment Tonight janë dëgjuar të shtëna me armë në afërsi të vendxhirimit.
Stafi i sigurimit ka reaguar shpejtë për ta dërguar këngëtaren në vend të sigurt, ndërsa askush nuk është lënduar. -->

0 comments:

Post a Comment