Thursday, May 9, 2013

A ka afat kohor për t’u martuar?


Edhe ju keni frikë se po kalojnë vitet, e do të mbeteni pa martuar? Ja disa këshilla të dobishme të cilat duhet t’i dini.


Viteve të fundit një numër gjithnjë e më i madh i femrave ankohen se nuk mund ta gjejnë një mashkull që dëshiron të lidhet me to me martesë. Në anën tjetër edhe meshkujt ankohen se femrat janë bërë tepër të pavarura dhe e shtyjnë gjithnjë e më shumë moshën e martesës. Situata nuk është e thjeshtë, por nuk është as kaq e komplikuar, sa duket.
Nuk piqen të gjithë me të njëjtën shpejtësi
Kur mund të thuhet se dikush është i gatshëm për martesë? Në fund të njëzetave, në fillim të viteve 30 të moshës, apo kur? Njerëzit e ndryshëm piqen me shpejtësi të ndryshme. Dikush është i gatshëm për martesë në të njëzetat, e dikush tjetër nuk është i gatshëm as në moshën 50 vjeçare. Pra, “po”-në vendimtare duhet ta thoni kur jeni të gatshëm për një gjë të tillë.
Nuk duan të gjithë të kenë fëmijë
Njëra ndër arsyet kryesore pse njerëzit vendosin të martohen, është që të kenë fëmijë. Por, çka mund të thuhet për njerëzit që nuk duan të kenë fëmijë? Pse ata nuk mund të martohen për shkak se duan, e jo për shkak të fëmijëve dhe orës biologjike? Mos harroni se njerëzit janë të ndryshëm dhe se këto dallime duhen vlerësuar.
Nuk ekziston afat kohor
Nuk ka afat kohor për t’u martuar. E dimë se femrat kanë një kohë të caktuar kur mund të lindin fëmijë, por në këtë rast jemi duke folur për martesën, si të tillë. Nevojitet kohë për ta gjetur personin adekuat. Përsëri vijmë te pohimi se njerëzit janë të ndryshëm. Me rëndësi është që ta gjeni personin adekuat, e jo të martoheni vetëm se dikush ju thotë se ka ardhur koha për një gjë të tillë.
Presioni i shoqërisë nuk është arsye e mirë për martesë
Jo rrallë, rrethi ushtron presion të paparë te njerëzit e moshës 30-40 vjeçare, duke iu thënë se duhet gjithsesi të martohen. Ky është motivi më i keq për martesë edhe pse ekspertët thonë se shumë martesa bëhen si rezultat i këtij presioni. Gjasat për shkurorëzim në një rast të tillë janë tepër të mëdha. -->
fb:like href="http://kos-ovaa.blogspot.com/" send="true" width="450" show_faces="true">

0 comments:

Post a Comment