Tuesday, May 7, 2013

iPhone më i lirë vjen gjatë vitit?

Modeli i lirë i iPhone është duke u bërë gati të debutojë këtë vit. Të paktën kështu thuhet sipas burimeve të Etrade Supply.
Furnizuesi i pjesëve të telefonave mobil ka qenë i saktë në shumicën e rasteve kur është bërë fjalë për Apple, dhe rasti i fundit ka qenë me pjesët e iPhone 5, pohimet për të cilat kanë qenë plotësisht të sakta.
Mirëpo, përveç faktit se iPhone i ri do të jetë një model i lirë i telefonit, ETrade nuk ka dhënë më shumë detaje.
Sipas burimeve, iPhone i lirë do të duket ngjashëm me iPhone 5 dhe iPod Touch, apo iPodi klasik, ndërsa sa i përket mbështjellësit të telefonit, thuhet se ky model do të jetë i mbështjellur me plastikë, e cila nuk do të jetë aq e qëndrueshme krahasuar me metalin i cili e mbulon iPhone 5.
Mirëpo, çmimi më i lirë nuk nënkupton se iPhone i ri me mbështjellësin e plastikës do të jetë i lirë, ndërsa i njëjti thuhet se do të përmbajë specifika mesatare, të cilat me siguri se nuk do të mund të konkurrojnë me ato që ofrohen në telefonat më të mirë në treg.

0 comments:

Post a Comment