Tuesday, May 7, 2013

35 golat legjendarë të Kombëtares shqiptare (VIDEO)

Nuk është një ekip i nivelit Brazil, Spanjë, Itali apo Gjermani, madje as në nivelin e kombëtareve më të vogla, por është skuadra që sa herë luan na dhuron emocione të papërshkrueshme: Kombëtarja jonë e futbollit.

Më të vjetrit nuk mund të harrojnë barazimin me Gjermaninë më 1967 apo më të rinjtë fitoren me Greqinë në shtatorin e 2004-ës, por edhe shumë e shumë ndeshje të tjera historike që ka zhvilluar Shqipëria.

Portali Albeu ju sjell në videon e mësipërme 35 golat më të bukur dhe të rëndësishëm të kombëtares kuqezi, ose më mirë 35 golat legjendarë. Që të gjithë për tu parë dhe shijuar.

0 comments:

Post a Comment