Monday, May 6, 2013

Pogba e pështyu Aronican, dënohet me tri ndeshje (Video)

Mesfushori francez
Për Paul Pogban, sezoni aktual në Serie A ka marrë fund. Mesfushori i ri francez është dënuar me tri ndeshje mos lojë nga Gjyqi Sportiv i futbollit italian, pasi e pështyu mbrojtësin e Palermos, Salvatore Aronica, në minutën e 83-të të ndeshjes.
Gjestin aspak sportiv të ish futbollistit të Manchester Unitedit e kishte vërejtur njëri prej gjyqtarëve të ndeshjes, i cili e ka informuar gjyqtarin kryesor, i cili më pas e ndëshkoi me karton të kuq mesfushorin francez.
Pra, tri ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, Pogba mund t’i shikojë nga tribuna. Sidoqoftë, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi që Bianconerët e siguruan titullin e kampionit, fundjavën që shkoi.

0 comments:

Post a Comment