Wednesday, June 19, 2013

Këngëtarja rrahet brutalisht nga i dashuri (Video)

Alexandra Stan, këngëtarja rumune e bërë e famshme me hitin e vitit 2011 “Mr Saxobeat” është bërë viktimë e dhunës së ashpër të të dashurit, njëkohësisht edhe menaxherit të saj, Marcel Prodan. 24-vjecarja ka njoftuar fillimisht nëpërmjet faqes së saj në Facebook se “kishtë pësuar një aksident” dhe se ndodhej e shtruar në spital.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, këngëtarja ka denoncuar në polici dhe më pas në media dhunën e ushtruar nga i dashuri i saj.
Nga pamjet shihen qartë shenjat e dhunës në fytyrë dhe në trup. Ajo tregon se është dhunuar sistematikisht vitin e fundit nga i dashuri i saj dhe zënkat kanë qenë për shkaqe ekonomike.



-->

0 comments:

Post a Comment