Monday, June 17, 2013

Supergjyshi (Video)

Sy Perlis është 91-vjeçar dhe mban rekordin botëror në ngritje të peshave në kategorinë mbi 90 vjeç.


Supergjyshi nga Arizona stërvitet çdo ditë, përkundër moshës së tij. Ai ka filluar të ngrejë pesha nga mosha 60-vjeçare, ndërsa para pesë vitesh filloi të marrë pjesë edhe nëpër gara të ndryshme.
Shumicën e kohës e kalon në palestër duke u stërvitur dhe në këtë mënyrë është bërë kampion amerikan dhe botëror për ngritjen e peshave në kategorinë e tij.
“Kemi pasur shumë garues të moshuar, por asnjëri nuk ka qenë aq frymëzues sa Sy”, kanë thënë organizuesit e një gare të mbajtur në Phoenix.

0 comments:

Post a Comment