Wednesday, June 19, 2013

Si gjoksi – ashtu edhe seksi

Forma dhe madhësia e gjoksit mund të thonë shumëçka për personalitetin e damës e cila i “bart”, si edhe për prirjet e saj seksuale, konstaton një seksolog italian. 


Seksologu Pjero Lorenconi tipat e gjokseve të femrave i ka klasifikuar sipas formës së pemëve.
Pjepër
Femrat me gjoks të këtillë janë hedoniste kur është fjala për ushqimin, dëshirojnë që mashkulli t’i përkëdhelë dhe të mrekullohet me të. Fatkeqësisht, vetë seksin shumë më pak e duan.
Limon
Femrat e tilla duken erotike, mirëpo në të vërtetë janë të turpshme dhe tepër të thjeshta. Më me dëshirë do ta përkëdhelnin partnerin, por jo me seks, sepse më shumë duan vetëm të përkëdhelen. Parapëlqejnë flirtet, janë spontane dhe vetëkritike.
Portokall
Femrat e tilla kanë vetëbesim në veten dhe i dinë qëllimet e tyre, mirëpo seksi pak u intereson. Më shumë janë të interesuara për bisedime dhe partneritet.
Femra e tillë, ka vetëbesim dhe i di qëllimet e veta.
Qershi
Janë partnere të përsosura, si për jetën e përditshme, jetën rutinë, ashtu edhe për pushim të bujshëm dhe të paparashikuar. Frymën e tyre aventuriere e bartin edhe kur bëjnë dashuri.
Dardhë
Femrat e gjoksit të këtillë, pothuajse të formës së parregullt, e duan dashurinë në të gjitha format. Nganjëherë janë shumë jokonsekuente, andaj njëkohësisht mund të jenë edhe shumë religjioze dhe të prira për tradhti.
Femrat me gjinj në formë të dardhës janë më seksi nga të gjitha. Ato janë argëtuese, spontane dhe nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre pa seks të shpeshtë.
Ananas
Femrat me gjinj në formë ananasi janë tepër inteligjente, me potencial të madh për avancim në karrierë, por edhe shumë romantike.
-->

0 comments:

Post a Comment