Thursday, June 20, 2013

Insektet, ushqimi i të ardhmes (Video)

Më shumë se dy miliardë njerëz në botë shijojnë ushqyerjen me brumbuj, grerëza dhe insekte të tjera si pjesë e vakteve normale të tyre. Kjo kulturë e të ushqyerit perceptohet në mënyra të ndryshme. Jo çdokush dëshiron të konsumojë insekte.


Një raport i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit pranë Kombeve të Bashkuara thotë se po të merrte përhapje më të gjerë do të ishte një mënyrë shumë frytdhënëse për të luftuar urinë në botë dhe për të eliminuar ndotjen.
Duke iu referuar këtij raporti, bujqësia e insekteve është “një nga mënyrat e shumta që çon drejt sigurisë së ushqimit dhe ushqyerjes”. Specialistët sugjerojnë që jo vetëm ne mund të ushqehemi me ta, por edhe kafshët.
Insektet janë një burim shumë i mirë ushqyerjeje. Ato kanë përqindje të lartë nutricientesh. Kërkojnë 12 herë më pak ushqim sesa bagëtitë për të dhënë një produkt me të njëjtën sasi proteinash.
Rritja dhe grumbullimi i insekteve ofron një mundësi për punësim dhe të ardhura. Përmes prodhimit industrial ose grumbullimit lokal, “tregtia e insekteve” mund të kthehet në një veprimtari gjeneruese të tregjeve në zhvillim.
Në mënyrë që njerëzit të mësohen me idenë e ngrënies së insekteve, sipas këtij raporti ftohen që restorantet t’i përfshijnë ata në meny, gjë që mund të ndihmojë në një pranim më të natyrshëm si pjesë e dietës ushqimore.
Organizata e Bujqësisë pretendon se konsumimi i insekteve do të ndihmojë në ushqyerjen e nëntë miliardë njerëzve që do të popullojnë tokën në vitin 2050. /TopChannel
-->

0 comments:

Post a Comment