Saturday, June 22, 2013

Incidente në prag të zgjedhjeve në Shqipëri (Video)

Një ditë para fillimit zyrtar të procesit zgjedhor ka pasur incidente në disa zona të Shqipërisë. Një komisionar i Partisë Socialiste në fshatin Nange të komunës Bicaj të Kukësit është sulmuar në oborrin e shtëpisë së tij, kur katër persona e kanë goditur me qytë pistolete dhe e kanë kërcënuar të mos flasë. 


“Më kanë sulmuar me qyta pistolete në disa vende. Ti mos fol, mos e hap gojën se po fole do të të vrasim. Ky gjak nuk do të shkojë huptas! Ta dijë mirë Flamuri me gjithë lagojt. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:10 të mëngjesit të sotëm”, deklaroi Hereni.
Siç njofton Top-Channel, policia e Kukësit ende nuk ka dalë me një version zyrtar të ngjarjes.
Një tjetër incident është regjistruar edhe në Peshkopi ku një grup militantësh të PD-së rreth orës 21:30 të së premtes kanë qëlluar me armë në drejtim të shtabit elektoral të PS-së, që konfirmohet nga kryetari i PS-së në këtë rreth, Ulsi Manja, i cili është dhe kandidat për deputet në Qarkun e Dibrës.
“Janë dëgjuar krisma. Kemi lënë menjëherë mbledhjen dhe të gjithë drejtuesit e shtabit elektoral kemi ardhur me urgjencë tek shtabi. Këtu kemi parë militantë të PD-së që ishin afruar në brendësi të shtabit elektoral të PS. Kemi parë njolla gjaku dhe vrima plumbi mbi dyert e shtabit. Nxitësi i incidentit ka qenë drejtori i CEZ Shpërndarje Dibër, anëtar i kryesisë së PD-së, Gafurr Gazidede dhe drejtori i Tatimeve, Artan Selishta”, tha Manja.
Një ditë më parë, ndërkaq, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi në shtëpinë e kryetarit të PD-së në Shkodër, Astrit Bushati.
Lënda plasëse ishte vendosur në katin e parë të ndërtesës dhe ka shkaktuar dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa persona, por pa përcaktuar ende autorin dhe motivet.
Në një konferencë për media, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj tha se gjatë ditëve të kaluara janë regjistruar 44 incidente të ndryshme që lidhen me zgjedhjet
-->

0 comments:

Post a Comment