Wednesday, June 19, 2013

‘Divat’ dyvjeçare të muzikës (Video)

Shpeshherë në internet shfaqen video me fëmijë që tregojnë talentin e tyre. Kësaj radhe kemi zgjedhur disa këngë të performuara nga vajzat dyvjeçare.

 Njëra prej tyre është Makena, e cila në vitin e kaluar ka kënduar hitin e Adele, “Someone Like You”, ndërsa deri më tash është shikuar mbi 12 milionë herë.

Kroatja e vogël e quajtur Lana ka zgjedhur këngën e Gotye, “Somebody That I Used To Know” për ta kërkuar famën në YouTube. Një tjetër yll shpresëdhënës është vogëlushja Penelope, e cila kur ishte dy vjeçe ka kënduar këngën e “Pearl Jam”, “Baby”. --> Sido që të jetë, shpresojmë që këto yje të vogla të vazhdojnë të merren me muzikë dhe të ndjekin hapat e francezes Caroline Costa, e cila në vitin 2008 arriti deri në finale të një spektakli për talentë dhe madje zuri vendin e dytë.

0 comments:

Post a Comment