Thursday, January 2, 2014

Thaçi uron kryeministrin e Greqisë

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi uroi kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras, për pranimin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Thaçi shprehu besimin se brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti, Greqia do të luaj rol të rëndësishëm në implementimin e Agjendës Evropiane, përmes prioriteteve të caktuara për rritjen ekonomike dhe punësimin si dhe për integrim të mëtutjeshëm të rajonit, përfshirë Kosovën.
“E çmojmë lartë rolin e Greqisë, si fqinjë rajonal dhe mbështetëse e Republikës së Kosovës në procesin e integrimeve Euro-Atlantike dhe kam kënaqësinë të konfirmoj përkushtimin tonë në fuqizimin e kësaj perspektive edhe gjatë vitit 2014. Si kryesuese e BE-së, presim nga Greqia që ta mbështes procesin e normalizimit te marrëdhënieve në mes te Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete te pavarura, si dhe të mbështesë arritjen e marrëveshjeve të reja”, u shpreh kryeministri.
Thaçi tha se shteti i Kosovës do të jetë partner serioz në ndërtimin e perspektivës evropiane të rajonit dhe më gjerë

0 comments:

Post a Comment