Saturday, January 4, 2014

AAK në luftë virtuale me “mjekrat”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hyrë në një “luftë virtuale” me grupe që mbështesin islamin radikal në Kosovë. Deklaratat e liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt, se nuk i “respekton flliqanat me mjekra që mundohen të na tregojnë çfarë është besimi”, ka bërë që në rrjetin social facebook të hapet një faqe e veçantë, nga ky komunitet që është tepër aktiv online. Të gjithë kundër Ramushit” është emri i grupit në facebook, që ka marrë rreth 19 mijë pëlqime.

Në këtë faqe janë akuzuar për fyerje nga më të rëndat për liderin e AAK-së, dhe ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj.
Atij i janë kujtuar, veç tjerash, shumë ish-bashkëluftëtarë të tij që kanë bartur mjekra, duke nisur që nga komandanti legjendar Adem Jashari, komandant ‘Mjekra’ e disa të tjerë.
Ky veprim i këtij komuniteti ka bërë që veteranët e UÇK-së dhe familja e Nijazi Azemit - komandant ‘Mjekra’ të kërkojnë publikisht që të ndalen abuzimet me emrin e këtij komandanti nga, siç thuhet, “grupe të caktuara antikombëtare” që përdorin emra të dëshmorëve. /Tribuna/

0 comments:

Post a Comment