Friday, January 3, 2014

Kastrati: FSK-ja e gatshme për të eksportuar siguri

Çdo vizitë e jona që është jashtë Kosovës, apo çdo vizitë që vjen në Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ministri, por edhe unë, kërkesën numër një e kemi që FSK-ja është zhvilluar deri në atë shkallë sa ne mund të bëhemi eksportues të sigurisë", ka thënë komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati

Kastrati në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se kapacitetet i kanë përmbushur qysh në vitin e kaluar, kur komandanti i KFOR-it në atë kohë ka deklaruar që Forca e Sigurisë së Kosovës i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale për misionin aktual që ka.
“Unë e kam quajtur viti i kapaciteteve të plota operacionale pasi që në korrik të këtij viti Këshilli Veri –Atlantik e ka shpallur që Forca e Sigurisë së Kosovës, i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale. Unë ketë vit gjithashtu e kisha quajtur edhe viti i rishikimit të sektorit të sigurisë – apo rishikimi i strukturës dhe misionit të tanishëm që e kemi, pra që është në vazhdim e sipër”, tha ai.
Ai më tej duke folur për punën e FSK-së tha se çdo ditë bëjnë operacione të deminimit në Kosovë.
“Që nga paslufta e deri më tani mbi 1 milion metra katror, FSK-ja i ka deminua, dhe kjo është detyrë në vazhdimësi e sipër. Pastaj operacione e kërkim shpëtimit që ne i kryejmë thuajse çdo ditë. Operacionet e inspektimeve të fabrikave të vjetra të materieve të rrezikshme, ku jemi si vij e parë e planit nacional emergjent”, tha Kastrati.
Më tej, komandanti i FSK-së tha duhet të ndërtohet një forcë ushtarake e cila do t’i përmbush të gjitha nevojat e një shteti për t’i kryer detyrat e mbrojtjes, detyrat në shërbim të NATO-s, si operacione paqeruajtëse humanitare dhe detyra në mbështetje institucioneve qendrore.
“Dhe të gjitha këto, ne i kemi studiuar mirë jemi i duke i vendosur në letër të gjitha këto edhe do t’i përcjellim të Qeveria e Kosovës”, tha ndër të tjera, Kastrati.

0 comments:

Post a Comment