Thursday, April 4, 2013

Si e ka ndryshuar botën interneti!

Nga haktivizmi gjer te klasat e shkollave, Interneti ka ngjallur një revolucion online me mjete digjitale.

Dokumentet e klasifikuara në WikiLeaks ndihmuan Pranverën Arabe dhe protestimet u organizuan përmes Facebook. Cicërimat e përditshme rreth revolucionit egjiptian në Twitter u rritën me 100% pas përmbysjes së shtetit, duke treguar fuqinë e internetit.

Jo vetëm që World Wide Web (WWW) ka ndihmuar në formimin e bindjeve tona politike, por edhe interesat tona personale. Ndërkaq ka 139.500 fotografë profesionistë në SHBA, Instagram është përhapur edhe më shumë, me 90 milionë përdorues aktivë çdo muaj në platformën sociale.

Me rritjen e përdoruesve të internetit, bota ndryshon, siç sugjerohet edhe nga ky grafik informacioni nga NowSourcing. Ka pasur më shumë se 2 miliardë përdorues interneti në vitin 2012, një rritje me 566,4% nga viti 2000.

Shikoni statistikat në infografikun më poshtë se si interneti ka ndikuar në jetën tonë.



0 comments:

Post a Comment