Friday, April 5, 2013

Neymar shënon gol të rrallë (Video)

Ylli brazilian i futbollit Neymar vazhdon të na mahnisë. Ai ka shënuar një gol fantastik dje nga gjuajtja e lirë në minutën e 52-të, për t’ia siguruar një barazim ekipit të tij Santos ndaj Sao Caetanos (1:1). Neymar gjuajti për mrekulli në pjesën e epërme të majtë të portierit kundërshtar, i cili nuk kishte shanse të reagonte për ta ndalur topin. Mysafirët kishin shënuar të parët në minutën e gjashtë përmes Jael.

0 comments:

Post a Comment