Monday, April 1, 2013

Mbretëresha holandeze jep dekoratën “Kosovo 1999”, serbët reagojnë (Foto/Video)

Mbretëresha Beatrix, gjatë ceremonisë në Akademinë e Bredës
Por, si e komentojnë këtë akt mediat serbe. Vesti shkruan se “sovrania nga Haga kujtohet për rolin e pilotëve të saj gjatë sulmeve ajrore, jo vetëm në ditët kur Serbia mban zi për viktimat e agresionit të filluar më 24 mars 1999, por edhe në prag të betejës për Kosovën në selinë e Bashkimit Evropian më 2 prill”.





Ky akt i sundimtares holandeze, sipas diplomatit serb në pension, Stanislav Stojanovic, është “një nga format e presionit perëndimor në Serbi, në prag të raundit të ri të bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.
“Vazhdohet me ultimatume, e ato kohëve të fundit janë më të dukshme dhe më qartë dëgjohen”, thotë ai.Më 27 mars, Madhëria e saj, Mbretëresha Beatrix e Holandës, ka marrë pjesë në “ceremoninë e dekorimit të flamurit ‘Kosovo 1999’, në Forcat Mbretërore Ajrore, në Akademinë Ushtarake Koninklijke në Breda. Dekorimi në flamur është shtuar për shkak të kontributit substancial të Forcave Mbretërore ajrore në kampanjën e NATO-s kundër prezencës ushtarake në Kosovë”, raportojnë mediat holandeze

-->

0 comments:

Post a Comment