Friday, March 29, 2013

Bardhi, shqiptari që preku ëndrrën – takoi 50 Cent


--> Piktori, fotografi, studenti dhe artisti i njohur shqiptar, Bardh Sokoli, ka realizuar ëndrrën e tij dhe të shumë bashkëkohanikëve të tij – ka takuar reperin amerikan 50 Cent, të cilit edhe i ka dorëzuar një dhuratë.
Bardhi është student i arkiktekturës në univesitetin e Vienës dhe njihet si njeri me shpirt të artistit. Portretet e tij kanë lënë pa fjalë shumë njerëz dhe në mesin e shumë njerëzve që kanë mbetur të shtangur, ka qenë edhe reperi legjendar amerikan, 50 Cent.
Një qendër tregtare në Vienë të Austrisë ka qenë vendi ku 50 Cent ishte paraparë që të promovojë brendin e tij të kufjeve SMS Audio dhe në këtë ngjarje të hapur për fansat ka qenë i pranishëm edhe i riu nga qyteti i Rahovecit.
“Kam qenë plot nëntë orë te vendi për të pritur ‘Fiftyn’, pasi është dashur që gjithsesi të jem prezent. Nuk mund ta përshkruaj momentin se kur ai erdhi dhe kur i kujtova portretin që ia kam dhënë kohë më parë. Ai mu përgjigj se i kujtohej shumë mirë dhe se e mban ende portretin e tij në zyre”.

bardh sokoli350
“Unë i thashë se e kam edhe një tjetër për të, dhe ai mbeti pa fjalë. I tha edhe asistentit të tij që t’i shikonte detajet. Ai e pranoi këtë dhuratë nga unë me shumë kënaqësi dhe më premtoi se do ta ruante me shumë kujdes, teksa unë dridhesha i tëri, ngase nuk mund të besoja që një prej ëndrrave të mia u bë realitet”, ka shkruar Bardhi në rrëfimin e tij të hapur në Facebook.
50 Cent konsiderohet një prej reperëve më të mëdhenj në histori të muzikës, por jo vetëm. Ai është një prej artistëve më të pasur në botë me një zingjir biznesi ku përfshihet brendi i pijeve energjike, brendi i kufjeve SMS Audio dhe kompania promocionale SMS Audio.
Kujtojmë se vite më parë reperi performoi në Prishtinë para 25 mijë fansave të tij, të cilët nuk i kanë ndalur as temperaturat prej -17 gradë celsius.
Për të lexuar rrëfimin e plotë të Bardhit nga takimi i tij me 50 Cent, klikoni këtu – Rrëfimi i Bardhit nga takimi me 50 Cent.

0 comments:

Post a Comment