Tuesday, January 28, 2014

Ivanoviqit një muaj paraburgim, transferohet në Prishtinë

Prishtinë, 28 janar - (E plotësuar) Ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, Oliver Ivanoviq, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pas kërkesë së gjykatësit  ndërkombëtar që ai të mbetet në paraburgim. KTV-ja merr vesh se Ivanoviq mbrëmë vonë është transferuar në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Ai po  dyshohet për vrasje të rëndë të kryer pas përfundimit të luftës, ndërsa një ditë më parë ka shkuar vetë në stacionin e policisë në veri. Pas përfundimit të intervistës, misioni i EULEX-it ka njoftuar se intervista është zhvilluar pasi Oliver Ivanoviq është i dyshimtë në një hetim për krime lufte, së bashku me akuzat për vrasje të rëndë të kryer pas konfliktit. Mbrëmë, te Gjykata në veri të Mitrovicës, disa qytetarë kanë protestuar kundër arrestimit. Aty kanë qenë edhe përfaqësues të partisë së tij,  "Serbia, demokracia, drejtësia". Përfaqësuesja e kësaj partie, Ksenija Bozoviq, ka thënë se ka arsye për të besuar se akti i EULEX-it ka motive politike, sepse e mërkura ishte afati i fundit për ta paraqitur kandidaturën për kryetar të Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

0 comments:

Post a Comment