Sunday, June 23, 2013

Civitas: Fitoi koalicioni i PD-së

Fondacioni Civitas, në bashkëpunim me kompaninë amerikane te sondazheve, Anzalone Liszt Grove Research, e cila ka kryer sondazhe për fushatën e Presidentit Barack Obama në vitin 2008 dhe 2012, me asistencën e drejtpërdrejtë të një prej ortakëve të kësaj kompanie, Jeffrey Liszt, dolën para pak çastesh në konferencë për shtyp ku shpallën rezultatet e exit-pollit që kanë realizuar gjatë ditës së diel në të gjithë vendin.
Duke publikuar rezultatet për zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot, organizatorët deklaruan se PD ka marrë si parti 42 për qind, kurse PS - 40 për qind.
Ndërkohë, si koalicione, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim e udhëhequr nga Sali Berisha, ka fituar 48 për qind, dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane e drejtuar nga Edi Rama ka fituar 46 për qind, raporton NOA.
Fondacioni Civitas dhe Anzalone Liszt Grove Research, sipas drejtuesve, ka kryer me mijëra intervista të shpërndara në 11 qarqe të vendit dhe tha se po evidenton rezultatet në rang kombëtar.
Endrit Reka dhe Jeffrey Liszt thanë se shkalla e gabimit është jo më shumë se 1.2 për qind.
-->

0 comments:

Post a Comment