Prishtinë, 5 janar - Hashim Thaçi, kryeministër aktual i Kosovës,
njëherësh lider i PDK-së, ka shfaqur shpresën se PDK-ja do t’I fitojë
zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen këtë vit. Ai në profilin e tij
në Facebook, të dielën, ka shkruar se 2014-a do jetë edhe vit elektoral i
zgjedhjeve nacionale.
“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon e sigurt me besimin e qytetarëve,
të jetë partia e parë në nivel vendit”, ka shkruar ai. Sipas tij, PDK
duke qenë partia më e madhe e qendrës së djathtë në Kosovë, do t’i
kultivojë vlerat tradicionale dhe vlerat themelore të së djathtës
evropiane “si familja, shteti i së drejtës, tregu i lirë dhe orientimi i
paluhatshëm Euro-Atlantik”.
No comments:
Post a Comment