Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i
shoqëruar nga zyrtarë tjerë të partisë, vizitoi të dielën memorialin
kombëtar të UÇK-së, “Zahir Pajaziti”, në Orllan të Podujevës.
Haradinaj
u prit edhe nga familjarë të heroit Zahir Pajaziti dhe nga bashkëvendës
të tij, me të cilët bëri homazhe dhe vendosi lule mbi varrin e heroit.
“Pavarësisht
preokupimeve të përditshme të kohës në të cilën jetojmë, kujtimi për
idealet dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit i jep kuptim lirisë që ne
gëzojmë sot. Ideali i Zahirit dhe dëshmorëve të kombit do të jetë
përherë pjesë e vizionit tonë për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
No comments:
Post a Comment