Prishtinë, 5 janar (E plotësuar) - Lidhur me krijimin
kolonave dhe pritjeve të gjata të krijuara në dalje të pikëkalimeve
kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës njofton se është
duke vazhduar punën me intensitet të shtuar, duke shtuar edhe korsi
shtesë të kontrollit kufitar me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata
për qytetarët.
“Edhe përkundër angazhimeve të pandërprera të zyrtarëve policorë të
Policisë së Kosovës, në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë
vazhdojnë ende pritjet e gjata, edhe pse tani në pikëkalimin kufitar
Dheu i Bardhë, pritjet janë shkurtuar deri në gjysmë ore pritje”,
njofton Policia e Kosovës.
Deri të krijimi i kolonave, sipas PK-së, ka ardhur si rezultat i fluksit
të madh të automjeteve, por edhe i problemeve, procedurave që aplikon
pala serbe me plotësimin e formularëve hyrje- dalje gjatë kalimit
kufitar.
Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kufitarë mbetet e përkushtuar në
angazhimet e pandërprera dhe po bën përpjekje të vazhdueshme për të ju
mundësuar qytetarëve kalim me të shpejtë me qellim të zvogëlimit të
pritjeve.“Njëkohësisht PK apelon tek qytetarët që mundësisht të shfrytëzojnë
edhe pikëkalimet tjera kufitare, si atë në Mutivodë dhe Muqibabë pasi që
atje kohëzgjatja e kontrollit kufitar është normale. Edhe në këto
pikëkalime kufitare aplikohen-kalohet me dokumentacionet e njëjta si në
pikat tjera kufitare”, bën me dije Policia e Kosovës.
Kolona automjetesh në kufi me Serbinë
Prishtinë, 5 janar – Janë shtuar pritjet në kufirin Kosovë-Serbi, njoftoi të dielën policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate.
Departamenti i Policisë kufitare, saktësisht zyrtarët policorë të
pikëkalimeve kufitare, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, informojnë
se gjatë 24 orëve të fundit janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në
dalje nga e Kosova në drejtim të Serbisë.
“Pritjet më të theksuara janë kryesisht në dalje të pikëkalimeve
kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku kolonat janë të gjata diku nga
1-2 kilometra dhe që zgjasin 2 deri në 4 orë”, njofton PK-ja.
Sa i përket pikëkalimit kufitar, në Mutivodë, në dalje pritjet janë të shkurtra në kohëzgjatje normale, prej 10-20 minuta.
Kohëzgjatja e pritjeve në pikëkalime kufitare po ndryshon varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Policia e Kosovës ka shtuar policë nëpër këto pikëkalime kufitare, kurse
është duke punuar me intensitet të shtuar. PK-ja tregon se ka shtuar
edhe shirita shtesë të kontrollit kufitar, ndërsa sugjeron qytetarët që
mundësisht të shfrytëzojnë pikëkalimet e tjera kufitare, ku ka më pak
pritje, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të
krijuara në këto pikëkalime.
Këto ditë kurbetçinjtë kosovarë që punojnë në Perëndim, pas pushimit në vendlindje kthehen në vendet e tyre të punës.
No comments:
Post a Comment