TIRANE-Brenda shtatë viteve të ardhshme çdokush në botë do të jetë pjesë e internetit.
Kjo është deklarata optimiste e shefit ekzekutiv të Google, Eric
Schmid, i cili i bëri këto komente publike këtë fundjave. “Deri në fund
të kësaj dekade e gjithë bota do të jetë e lidhur online”, tha ai.
Rreth 38% e popullsisë së botës përdorë sot internetin në vitin 2013,
nga rreth 35% që ishin vitin e kaluar, sipas Unionit Ndërkombëtar të
Telekomunikacionit. Deklarata e Schmid ka nxitur reagime të shumta dhe
mosbesim. Shumë prej përdoruesve online janë shprehur skeptike për
deklaratën, duke kujtuar këtu se një pjesë e mirë e afrikanëve mezi
sigurojnë mbijetesën.
-->
No comments:
Post a Comment