Më e lumtur, më e sigurt dhe më e plotësuar një femër ndihet
nëse ka miqësi nga ato të vërtetat. Femrat besojnë në miqësi dhe në
këshillat e marrë prej mikeve, si një mënyrë më e mirë për të bërë
zgjedhjet e duhura në jetë.
Qoftë për shëndet, punë apo jetën në çift, femrat nuk ua besojnë
partnerëve dyshimet dhe dilemat e tyre, por shoqeve të ngushta, dhe
nëpërmjet bisedave me to ndihen më të qeta.
Shpesh kur jeta i përball me vështirësi, mbështetja më e mirë është
“qarja e halleve” me shoqet, të paktën sipas sondazhit të kryer në
Australi nga NewsLifeMedia.
Në sondazhin në fjalë përfshihen 6253 femra, ku 84% e tyre kanë
pranuar se i ndajnë shqetësimet me miket e tyre. Ndërkaq 76% e tyre
shprehen se edhe ushqimi është burim lumturie.
Natalie Maciter njëra nga drejtueset e sondazhit shprehet se,
“Lumturia e femrave lind nga dashuria, siguria, mbështetja, të qenarit
bashkë me miqtë familjarët dhe partnerin. Mungesa e lumturisë ndërkohë
vjen nga shkaqet ekonomike, politike, lidhjet e papërshtatshme dhe
raportet negative. Në mesin e tyre miket kanë rol të pabesueshëm për
femrat duke u kthyer burim qetësie dhe janë pikërisht këto të fundit që i
ndihmojnë në kapërcimin e problemeve”.

No comments:
Post a Comment