Interneti është zbuluar para 40 vjetëve në një laborator të
universitetit të Kalifornisë, në Los Angeles. Sot rrjeti mbulon tërë
planetin përderisa është pjesë rutinore e 1.5 miliard njerëzve. Por
çfarë forca i japin formën, sa shumë është rritur dhe a do të evoluoj aq
shumë sa të ketë mendjen e tij?
1. Kush e kontrollon internetin?
Përgjigja zyrtare është: askush. Mirëpo, kjo është një gjysëm e vërtete
që pak njerëz e besojnë. Në esencë, interneti është një grup protokolesh
përmes të cilave komunikojnë kompjuterët; server dhe kablla të
panumërta të cilat janë pronë private e individëve të caktuar.
Sidoqoftë, në bazë të influencës, fuqia më e madhe i takon korporatës së
internetit “Internet Corporation for Assigned Names and Numbers” me
lokacion në Marina del Rey, Kaliforni.
2. A mundet të bëhet i vetëdishëm rrjeti?
Në aspektin inxhinierik, është e lehtë të shihet ngjashmëria mes trurit
të njeriut dhe rrjetit kompleks të internetit. Me fjalë të tjera,
interneti mund të ketë një shkallë të vetëdijes në kuptimin që ka
mekanizmin e procesimit të të dhënave.
3. Sa është i madh rrjeti?
Në 2008 Google kishte lajmëruar që sistemet e saj kishin regjistruar një
trillion faqe të internetit, Mirëpo kjo shifër mund të jetë vetëm një
fraksion i vogël i asaj të sotmes. Ndërsa, në 2005 gjiganti i rrjetit
kishte vlerësuar që interneti përmbante 5 milion terabajt të dhëna.
4. A ekziston vetëm një internet?
Deri tani, po. Interneti është një përzierje e komunikimeve mes
kompjuterëve të rrjeteve të ndryshme që lidh mes vete kompanitë,
universitetet, bizneset, etj. Ajo çfarë e bashkon këtë rrjet të rrjeteve
është gjuha e komunikimit e njohur si Transmission Control Protocol dhe
Internet Protocol (TCP/IP). Ekzistojnë edhe disa protokole të tjera
komunikuese por ato janë të izoluara nga interneti dhe shumë më të vogla
në madhësi. Njëra prej këtyre gjuhëve komunikuese është edhe e
ashtuquajtura FidoNet. Pra, interneti është komunikimi kryesor në mes
pajisjeve teknologjike.
5. Cilat janë anët e errëta të internetit?
Në internet ekzistojnë shumë faqe, vizitimi i të cilave mbush
kompjuterin tuaj me infeksione. Përveç tyre, ekzistojnë edhe “vrimat e
zeza” të rrjetit. Nëse emailet tuaja zhduken papritur apo nëse uebfaqja
juaj e preferuar nuk ekziston më, ju mund të keni hasur në njërën prej
këtyre vrimave të zeza. Edhepse kanë emrin e njejtë, këto vrima nuk ja
aspak shkatërruese në krahasim me homologët e tyre kosmologjik. Por,
çfarë janë vrimat e zeza të rrjetit? Ato janë pjesë në rrjet ku të
dhënat fshihen për shkak të prishjes së lidhjes apo koneksioneve. Kjo
zakonisht ndodh kur pajisjet të cilat i drejtojnë adresat në rrjet –
ruterët, hasin në ndonjë defekt.
6. A e dëmton interneti ambientin?
Dërgimi i një emaile nëpërmjet Oqeanit Atlantik nuk hargjon asnjë
karburant në vete mirëpo proceset anësore shkaktojnë emetim të lartë të
karbonit. Sipas një vlerësimi të fundit thuhet se 152 miliard kilovat
për orë hargjohen në vit për fuqizimin me energji të qendrave të të
dhënave, të cilat janë përgjegjëse për funksionimin e rrjetit. Përveç
kësaj, kompjuterët të cilët shfrytëzojmë në baza ditore për të kryer
punët tona virtuale ndihmojnë në krijimin e emetimeve të dioksid
karboni. Së bashku, këta dy faktorë shkaktojnë rreth 2 për qind të
emetimeve të CO2, shumë e cila thuhet të jetë e përafërt me emetimin nga
industria aviatore.
7. A mund ta ndalim internetin?
Kjo gjë ështa gati e pamundur. Të gjithë pajisjet e infrastrukturës së
rrjetit si serverët, satelitët, kabllot dhe ofruesit janë në duar
private. Një qeveri mund të ndikoj në ndaljen e serverëve të shtetit të
saj mirëpo qytetarët e atij vendi prapë do të mund të merrnin sinjale
nga satelitët të cilët janë pronë e kompanive jashtë atij shteti.
No comments:
Post a Comment