Aktori, regjisori dhe skenaristi amerikan, Ben Affleck,
planifikon që javën e ardhshme ta kalojë duke shpenzuar vetëm një dollar
e gjysmë në ditë.40-vjeçari këtë veprim do ta bëjë si pjesë
e fushatës për vetëdijesimin e popullatës për njerëzit e varfër, “Live
Below the Line”.
Sipas Fox News, fituesi i Oskarit gjatë pesë ditëve në javën
e ardhshme do t’i ulë shpenzimet ditore për ushqim dhe pije në 1.5
dollar (që është kufiri statistikor i varfërisë ekstreme në SHBA).
“Në gjithë botën, 1.4 miliard njerëz jetojnë me më pak se një dollar e
gjysmë në ditë. Po i bashkohem kësaj fushate në emër të Kongos lindore.
A do ta bëni edhe ju?”, ka shkruar aktori në Twitter.
-->

No comments:
Post a Comment