Lorik Cana del kundër marrëveshjes së Kosovës me Serbinë. Kapiteni i kuqezinjve ka reaguar nëpërmjet rrjet-it social
Facebook për të thënë fjalën e tij kundër kësaj marrëveshjeje. Ai ka
shprehur shqetësimin e tij duke thënë thënë se po e ndjek seancën e
Kuvendit të Kosovës.
"Jam apolitik, por me atë se çfarë po shoh se po bëhet në Kuvendin e
Kosovës është diçka që po e rikthen historinë...atë pjesën ku Trojet Shqiptare
u copëtuan dhe "Fuqitë Europiane" këto troje ua falën popujve sllav!
Pas çdo lufte e humbje të mijëra jetë njerëzish u dashka që edhe tokat
tona të lëshohen! Mos bëni pazar me atë çka është e juaja", ka shkruar
ai në rrjetin social, transmeton Shekulli.

No comments:
Post a Comment