Partia e Ramush Haradinajt vazhdon të mbetet në kundër-ofensivë.
Melihate Tërmkolli, anëtare e Kryesisë së AAK-së, i është përgjigjur
akuzvave ndaj Ramush Haradinajt bërë së fundi nga LDK-ja dhe Donika
Gërvalla, e afërt me këtë parti.
Në një intervistë në Interaktiv
të KTV-së, Tërmkolli tha se akuzat e tilla e kanë burimin në Beograd,
dhe se bëhen nga ata që nuk e duan kthimin e Haradinajt si kryeministër i
Kosovës.
Ajo ka folur edhe për akuzat e mëhershme të Gazmend
Muhaxherit ndaj AAK-së, duke thënë se ai ka qenë një njeri që ka punuar
kundër Rugovës. Për më tepër, ish-anëtarja shumëvjeçare e LDK-së tha se
as kryetari aktual i saj, Isa Mustafa nuk i ka pasur punët mirë me
Rugovën.
“Isa Mustafa e ka urrejtur Ibrahim Rugovën. E ka
urrejtur. Ai bashkë me Bujar Bukoshin i kanë ndalë paratë që duhej të
vinin për LDK-në. Ato nuk na duheshin për të blerë vetura luksoze, por
për të ngritur zërin për Kosovën”, ka thënë Tërmkolli.
Sipas
saj, është e ditur botërisht se Mustafa ka qenë pjesë e sistemit të
Rrahman Morinës, kur shqiptarët e Kosovës janë diskriminuar masivisht.
No comments:
Post a Comment